Anëtaret e BKTF

Fushatat e BKTF

Zëri i fëmijeve

Spoti në TV

Vizioni Ynë

a. Një shoqëri që respekton të drejtat e fëmijëve dhe është e përgjegjshme për mbrojtjen dhe mirëqenien e tyre;

b. Një shoqëri në të cilën fëmijët janë të sigurt dhe të mbrojtur.

c. Një shoqëri në të cilën fëmijët dëgjohen, kanë shpresa dhe mundësi.

Misioni Ynë

Të advokojë dhe lobojë në emër të fëmijëve për mbrojtjen e tyre, nëpërmjet ngritjes se një sistemi funksional të mbrojtjes së femijeve në Shqipëri.

3.2 Të edukojë shoqërinë për të njohur dhe respektuar të drejtat e fëmijëve.

3.3 Të koordinojë dhe promovojë ndarjen e modeleve dhe praktikave më të mira në fushën e mbrojtjes së fëmijëve.

3.4 Të promovojë pjesmarrjen aktive të fëmijëve në çështjet që u përkasin.
Rreth Nesh PDF Print E-mail

Shqipëria është vendi me popullsi në moshë më të re në Europë, ku rreth një milion banorë janë fëmijë. Për të ndihmuar fëmijët dhe për të siguruar mbrojtjen e tyre në 27 shkurt të vitit 1992 shteti shqiptar ratifikoi Konventën e Kombeve të Bashkuara si një instrument i rëndësishëm për garantimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Pavarësisht se nënshkrimi i këtij dokumenti nënkuptonte sigurimin  dhe garantimin e mbrojtjes së fëmijëve pa asnjë lloj dallimi, kjo nuk është arritur. Akoma në Shqipëri edhe pse 18 vjet mbas nënshkrimin të KDF kemi fëmijë të cilëve u privohet e drejta për të jetuar dhe gëzuar në një mjedis familjar, për të pasur një fëmijëri, për të shkruar në shkollë e mbi të gjitha për të pasur një identitet. Faktorë këto që kanë sjellë deri diku edhe vënien e fëmijëve në situatë vulnerabël, në situata abuzimi, dhune, shfrytëzimi e trafikimi.

 


Në vijim të konferencës së parë ndër-ministrore ku u pranua zyrtarisht problemi i trafikimit të fëmijëve si një nga format më të këqija të dhunimit të të drejtave të fëmijëve, OJF-të pjesëmarrëse në këtë konferencë vendosën të krijonin një koalicion me të njëjtin emër me atë të konferencës: “Së Bashku Kundër Trafikimit të Fëmijëve”.


Që prej Nëntorit 2001, këto OJF punuan mbi statutin e koalicionit. Përpjekjet e bëra u plotësuan më tej me themelimin e koalicionit më 2 Shtator 2002.

Koalicioni u regjistrua plotësisht ligjërisht dhe u njoh zyrtarisht nga autoritetet Shqiptare më 19 Shkurt 2003, në Gjykatën e Rrethit Tiranë, Vendim Nr. 535.

 

Gjatë viteve të tij të operimit si një koalicion i cili luftonte trafikimin e fëmijëve, fenomeni i trafikimit nuk mund të shikohej apo luftohej i ndarë nga procesi tërësor i mbrojtjes së fëmijëve. Për këtë arsye koalicioni është kthyer në një koalicion prej 25 organizatash të cilat advokojnë së bashku për mbrojtjen e të gjithë fëmijëve nga format më të ndryshme të dhunimit, abuzimit, neglizhimit, shfrytëzimit apo trafikimit.

 

Anëtarët e Koalicionit punojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëven  në drejtim të parandalimit, ofrimit të shërbimeve dhe integrimit të fëmijëve viktima të trafikimit. Anëtarët e BKTF veprojnë në këto zona: Tiranë, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Korçë, Kuçovë, Berat, Sarandë, Shkodër, Gjirokastër, Lezhë, Dibër, Kukës, Tropojë, Cërrik dhe Pogradec.

 

Vizioni  BKTF

 

Një shoqëri që respekton të drejtat e fëmijëve dhe është e përgjegjshme për mbrotjen dhe mirëqenien e tyre.

Një shoqëri në të cilën fëmijët janë të sigurtë dhe të mbrojtur.

Një shoqëri në të cilën fëmijët dëgjohen, kanë shpresa dhe mundësi.

Misioni i BKTF

Të advokojë dhe lobojë në emër të fëmijëve për mbrojtjen e tyre, nëpërmjet një sistemi funksional në Shqipëri.

Të edukojë shoqërinë për të njohur dhe respektuar fëmijët si qenie me vlera.

Të koordinojë dhe promovojë ndarjen e modeleve dhe praktikave më të mira në fushën e mbrojtjes së fëmijëve.