|
|
ALL AGAINST
CHILD TRAFFICKING - SE BASHKU KUNDER TRAFIKIMIT TE FEMIJEVE |
|
|
SHKARKONI FLETEPALOSJEN I dashur Vizitor, Mbrojtja e gjithanshme e tė drejtave tė fėmijėve mbetet njė sfidė pėr shoqėrinė shqiptare. Njė numėr i madh fėmijėsh shqiptarė vazhdojnė tė vuajnė forma tė ndryshme dhunimi tė tė drejtave tė tyre nga fenomene si trafikimi, shfrytėzimi dhe abuzimi. Pėr tė luftuar kėtė fenomen, njė numėr i madh institucionesh shtetėrore, organizatash qeveritare dhe jo-qeveritare punojnė pėr tė zhvilluar njė rrjet i cili siguron mbrojtjen e fėmijėve. Disa nga kėto organizata, pėr tė koordinuar mė mirė pėrpjekjet e tyre pėr mbrojtjen e fėmijėve, kanė themeluar njė koalicion tė quajtur “Sė bashku kundėr Trafikimit tė Fėmijėve” (BKTF) Lajtmotivi drejtues i kėtij koalicioni ėshtė tė veprojė me vendosmėri dhe pėrkushtim “nė pėrputhje me parimet e interesit mė tė lartė tė fėmijės”. Koalicioni i BKTF-sė pėrbėhet nga nėntėmbėdhjetė organizata kombėtare dhe ndėrkombėtare tė cilat kryejnė aktivitetet e tyre gjatė gjithė vendit duke asistuar dhe mbrojtur fėmijėt vulnerabėl nė Shqipėri. Nė terma gjeografike, anėtarėt e BKTF-sė punojnė nė qytete si Tirana, Durrėsi, Elbasani, Korēa, Shkodra, Fieri, Vlora, Kukėsi, Berati, Gjirokastra etj. Koalicioni mbėshtetet dhe nga njė Bord Kėshillues i cili pėrbėhet nga Ministria e Brendshme, Ministria e Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta , OSBE, UNICEF, ILO, USAID, IOM dhe KVKTNJ. Qėllimi i kėtij koalicioni ėshtė tė pėrfitojė nga eksperienca e anėtarėve tė tij dhe tė bashkojė forcat nė advokim pėr zhvillimin e strategjive kombėtare kundėr trafikimit tė fėmijėve, krijimin dhe zbatimin e mekanizmave mbrojtės pėr fėmijėt dhe pėrmirėsimin e shėrbimeve pėr fėmijėt e trafikuar, abuzuar, apo tė shfrytėzuar si dhe fėmijėve nė rrezik.. BKTF ka kontribuar nė hartimin e disa dokumenteve thelbėsore si: Strategjia Kombėtare kundėr Trafikimit tė Fėmijėve dhe Mbrojtjen e Viktimave tė Trafikut dhe Standardet e Shėrbimeve Sociale pėr Fėmijėt dhe pėr Personat e Trafikuar. Pėr mė tepėr, koalicioni ka luajtur rol si nė hartimin ashtu dhe nė advokimin pėr nėnshkrimin e njė marrėveshjeje ndėrmjet qeverisė shqiptare dhe asaj greke nė lidhje me mbrojtjen e fėmijėve shqiptarė tė trafikuar nė Greqi. Aktualisht BKTF i ka pėrqendruar pėrpjekjet e veta pėr tė luftuar shfrytėzimin dhe trafikimin e fėmijėve shqiptarė brenda vendit. BKTF ka prezantuar dy fushata pėr mbrojtjen e fėmijėve nga shfrytėzimi pėr lypje. Qėllimi i fushatave ka qenė ai i uljes sė nivelit tė trafikimit tė fėmijėve, dhe ndėrgjegjėsimi i qytetarėve pėr fenomenin, pasojat e tij mbi fėmijėt dhe pėrgjegjėsinė e kėtyre tė fundit. Per mė tepėr informacion mbi kėto fushata mund tė merrni duke vizituar fawen e internetit www.ndalshfrytezimittefemijeve.org. Prezantimi i kėsaj faqeje interneti ėshtė njė pėrpjekje pėr tė konsoliduar mė tej punėn e bėrė nga anėtarėt e koalicionit. Puna dhe shėrbimet e tyre kanė pėr qėllim tė mbrojnė dhe promovojnė fėmijėt viktima tė shfrytėzimit, trafikimit abuzimit dhe fėmijėt nė rrezik. Gjithashtu, Koalicioni ka kontribuar nė krijimin e pėrkufizimeve stadarte, qė do tė pėrdoren si bazė pėr mbledhjen e tė dhėnave dhe pėr tė krijuar arkiva me tė dhėna mbi fėmijėt e trafikuar. Kjo faqe interneti ka pėr qėllim t'ju informojė mbi nismat e Koalicionit, shėrbimet e ofruara nga anėtarėt e tij, nga institucionet shtetėrore dhe organizatat ndėrqeveritare si dhe tė organizatave jo- qeveritare tė tjera qė punojnė nė kėtė fushė. Ju ftoj tė kontaktoni, nėpėrmjet kėsaj faqeje interneti, me Koalicionin dhe anėtarėt e tij, nė lidhje me ēdo shqetėsim apo ēėshtje qė lidhet me abuzimin dhe shfrytėzimin e fėmijėve nė Shqipėri. Nė kėtė kuadėr, Koalicioni i mirėpret mė shumė dashamirėsi kontributet nė lidhje me kėtė faqe dhe aktivitetet e anėtarėve tė saj, veēanėrisht kontributet qė vijnė nga Ju fėmijė. Presidente Rajmonda Bozo Anėtarėt BKTF nė Shqipėri janė: Fėmijėt e Botės Shqipėri ( FBSH ), Ndihmė pėr Fėmijėt (NPF), World Vision, Tjetėr Vizion , Amaro Drom, Shėrbimi Ligjor Falas, Volontariato Internacionale di Sviluppo, Rromani Baxt, Terre des homes, Save the Children, Qendra pėr Praktika Ligjore tė Integruara, Shėrbimi Social Ndėrkombėtar, Partnerė pėr Fėmijė, Shoqata Kombėtare Edukimi pėr Jetėn, Aksion Plus, Qendra Kombėtare pėr Ndihma Komunitare, Centro Informazione e Educazione allo Sviluppo, Qendra e Grave me Probleme Sociale, Qendra pėr Nisma Ligjore Qytetare |